IKSHPK-ja: Kujdes, ajri jo i shëndetshëm!
09 mars 2024
| 16:50
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka paralajmëruar personat e ndjeshëm se në kryeqytet ajri nuk është i shëndetshëm
Sipas postimit të fundit të këtij institute, shihet se indeksi i cilësisë së ajrit është 106.
Përndryshe IKSHPK-ja dha një listë rekomandimesh për personat e ndjeshëm.