IKShPK-ja me kampanjë kundër diskriminimit të personave të infektuar me Covid-19

20 tetor 2020 | 11:55

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka filluar një kampanjë kundër diskriminimit të personave të prekur nga Covid-19.

Në video-kampanjën e  lëshuar në rrjetet sociale, kërkohet që qytetarët e Kosovës që të mos diskriminojnë të infektuarit me koronavirus.

Në video thuhet se “diskriminimi dhe stigma mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat”.

IKSHPK-ja porosit personat e diskriminuar e të prekur me Covid-19 të raportojnë rastin në numrin: 0800 15555.

https://www.facebook.com/IKSHPK/videos/3447491812026810

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa - Llapi dhe Drenica - Arbëria janë dy takimet…