IKSHPK-ja me këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

30 korrik 2024 | 13:00

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Sipas IKSHPK-së, shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. “Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje. Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka). Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme”, ka njoftuar IKSHPK-ja, duke njoftuar edhe për simptomat.

“Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit. Pas një kafshimi helmues, gjarpri zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

“Simptoma të tjera: Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë. Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…