![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/221366956_3950276201767021_3644784007799341588_n-1.jpg)
IKShPK: Me vaksinë mbroni veten, familjen dhe të afërmit
26 korrik 2021
| 13:42
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinat anti-Covid.
Përmes një njoftimi për medie, IKShPK- ja ka bërë me dije se me vaksinë qytetarët mbrojnë veten, familjen dhe të afërmit. “Qytetarë të dashur! Vaksinohuni! Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër Covid-19”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.