IKShPK-ja merr edhe katër mostra nga familja e të prekurve me koronavirus në Stubëll të Vitisë

15 mars 2020 | 16:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka marrë sot edhe disa mostra nga familjarët nga Stublla e Vitisë që janë infektuar me koronavirus.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Viti, Basri Aliu.

“Po sot mjekët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do t’i marrin mostrat e familjarëve që janë infektuar me koronavirus. Nuk e di saktë sa mostra do të merren. Mund të them që gjendja nuk është aq alarmante sa po paraqitet. Unë kam kontaktuar me familjen. Ata janë shprehur se nuk kanë ndonjë simptomë. Mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm në trajtimin e rasteve. Duhet që së bashku edhe me mediat të ruajmë qetësinë”, ka thënë Aliu.

“Klan Kosova” ka mësuar se nga familja përveç 77-vjeçarit të infektuar nga COVID-19 janë edhe djali dhe nusja e djalit.

“Klan Kosova” ka konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se nga kjo familje janë marrë edhe katër mostra. Të tre fëmijëve dhe gjyshes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është treguar e hapur…