IKSHPK-ja: Në Kosovë nuk ka koronavirus

02 mars 2020 | 18:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga data 08.02 deri më 02.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 36 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme më 2 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 02.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar tre pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Njëkohësisht pacientët janë testuar në Influenza A dhe B, dhe njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në Influenza B”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga data 1 shkurt deri më 2 mars në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.643 udhëtarë.

“Në Aeroportin ‘Adem Jashari’ 327 udhëtarë, Vërmicë 523, Merdare 644, Hani i Elezit 28, Dheu i Bardhë 37, Jarinje 65, Bërnjak 5, Kullë 7 dhe Qafë Morinë 7 udhëtarë”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim…