IKShPK-ja njofton për 285 raste të pickimeve nga rriqrat, jep disa rekomandime

06 maj 2020 | 13:07

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se deri më tani janë raportuar mbi 280 pickime nga rriqrat në katër komuna të Kosovës.

Me këtë rast, ky institut ka dhënë disa rekomandime se si të mbrohemi nga rriqrat. “Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre”, ka apeluar IKShPK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje pickimet e rriqrave. Deri sot në vatrat endemike (Malishevë, Suharekë, Rahovec, Prizren, Mamushë) janë raportuar 285 pickime.

Komuna e Malishevës këtë javë po trajnon personat për dezinfektim selektiv dhe menjëherë pas kryerjes së trajnimit fillon dezinsektimi i vendbanimeve për asgjësimin e riqnave!

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
  3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
  4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
  5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
  6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
  7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
  8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
  9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë. (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/IKSHPK/videos/543084829152859/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një…