IKShPK-ja: ‘Omicron’-i është më ngjitës se ‘Delta’, mund ta rrisë numrin e hospitalizimeve
27 janar 2022
| 15:12
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se varianti “Omicron” i Covid-19 është më pak i rëndë se ai “Delta”, por më ngjitës dhe të mund të rrisë hospitalizimet.
Nga IKShPK-ja është thënë se ndikimi i këtij varianti aty ku vaksinimi është më i ulët ende nuk është parë, por masat parandaluese, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.
“Njerëzit që janë të vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë Covid-19,duke përfshirë variantin ‘Omicron’”, ka njoftuar IKShPK-ja.