IKShPK-ja paralajmëron rritje të rasteve me Covid

11 tetor 2021 | 10:46

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele më 17 tetor, ka dalë me një apel ku ka kërkuar respektim e masave anti-Covid.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit Covid-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen.

“Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër Covid-19”, thuhet në njoftim.
IKShPK-ja ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit të vaksinimit.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ju lutemi!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

➡️ Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
➡️ Respektoni distancën!
➡️ Mbani higjienën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garuesi ynë i automobilizmit, Liridon Kalenderi, ka arritur rezultat historik,…