IKShPK-ja, prindërve: Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë!

04 maj 2020 | 13:21

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre edhe në këtë kohë pandemie.

“Prind të dashur! Vaksinoni fëmijët tuaj! Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale”.

“Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile! Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/pcb.2714493762011944/2714471508680836/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka pezulluar eksportimin e grurit për shkak të pandemisë…