IKShPK-ja: Pritja mesatare për test, 1 minutë e 7 sekonda
07 janar 2021
| 11:37
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se që nga mëngjesi e deri në orën 11:05 janë testuar 257 persona për koronavirus.
Në një njoftim për medie, instituti ka treguar se pritja mesatare për testim është 1 minutë e 7 sekonda.
“Ora 11.05! Deri tani janë testuar gjithsej 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore!Boll ma sehirxhinjve!”, ka njoftua IKShPK-ja.