IKShPK-ja publikon listat e personave që duhet të punojnë vetëm për 4 orë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka publikuar vendimin për personat që lirohen nga puna nga data 13 korrik deri më 20 korrik.
Në njoftimin e IKShPK-së është se shtatzënat të lirohen nga puna ose punojnë prej shtëpisë, ndërsa qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar (deri në 4 orë).
Kurse puna në ndërtimtari në ambiente të hapura ndalohet nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Me datë 12 korrik 2024, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendimin që duke filluar nga data 13-20 korrik 2024, për shkak të temperaturave të larta, të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ose të punojnë nga shtëpia, derisa qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
“Vendimi, gjithashtu, ndalon punën në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftur IKShPK-ja.
Po ashtu janë publikuar edhe listat e sëmundjeve kronike që kualifikohen për orar të shkurtuar.