IKShPK-ja, qytetarëve: Keni kujdes, akoma ekziston rreziku i përhapjes së Covid-19

09 maj 2020 | 14:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është shprehur i shqetësuar me grumbullimin e qytetarëve, pavarësisht thirrjeve për distancim fizik për shkak të koronavirusit.

Ky institut  ka kërkuar përsëri nga qytetarët që ta mbajnë distancën dhe t’i mbajnë maskat si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme!

Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë!

Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur!

Kështu ka filluar më 13 mars!

Një rast i vetëm në Stubëll!

Një rast i vetëm në Klinë!

Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!

Një rast i vetëm në Dumnicë!

Një rast i vetëm në Wuhan!

Një rast i vetëm në Codogno!

Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2726044384190215/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri është mbajtur…