IKShPK-ja, qytetarëve: Keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes së Covid-19

14 maj 2020 | 12:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka ripërsëritur apelin për mbajtjen e distancës fizike dhe të maskave  nga ana e qytetarëve si masa parandaluese kundër Covid-19.

Ky institut ka kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të koronavirusit.

“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes 20-30 sekonda!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim! (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2737839219677398/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plazhet e organizuara në Greqi do të rihapen të shtunën,…