IKShPK-ja, qytetarëve: Keni kujdes sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë ta mbajnë distancën fizike për shkak të pandemisë Covid-19.
Po ashtu, ky institut ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të Covid-19.
“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Njoftimi i plotë i IKShPK-së:
Të nderuar qytetarë!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë!
Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj:
Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
(L.G: ‘Epoka e re’)