IKShPK-ja, qytetarëve: Mos u grumbulloni, jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e juaja!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKPShK) ka ngushëlluar familjarët e dy personave që kanë ndërruar jetë sot si pasojë e koronavirusit.
Me këtë rast, ky institut u ka bërë apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve dhe mos të dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse kështu janë duke e rrezikuar veten dhe familjet e tyre, njofton Klan Kosova.
“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Evropës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.
“Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Njoftimi i plotë i IKShPK-së:
Qytetarë të dashur!
Ju lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e juaja!
Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushëllime familjeve!
Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!
Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!
Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Evropës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.
Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne.
Për t’u informuar më shumë rreth pasojave nga koronavirusi në Kosovë, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë