IKShPK-ja, qytetarëve: Varianti ‘Delta’ është ende prezentë

17 tetor 2021 | 21:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi për media ka theksuar se situata epidemiologjike me Covid-19 vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë ka njoftuar se është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së Covid-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim. Rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, ka njoftuar ky institut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka…