IKSHPK-ja, qytetarëve: Zbatoni masat e rekomanduara që ta ndalim virusin ‘Delta’

22 gusht 2021 | 15:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatohen masat e rekomanduara nga ky institut: vendosja e maskës, higjiena, distanca dhe vaksinimi.

“Qytetarë të dashur! Delta variantit ia kemi ndal turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët. Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët. Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër Covid-19 është vaksinimi!”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiemoue Bakayoko do të rikthehet te Milani. Kuqezinjtë ishin në…