IKShPK-ja: Rastet me variantin ‘Delta’ janë në rritje, vaksinohuni

18 gusht 2021 | 15:19

Pas rritjeve të rasteve me Covid, ku vetëm sot janë konfirmuar 2110 raste të reja, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar se “Delta” varianti është shfaqur me një shpërthim rapid në shumë shtete të botës dhe në Kosovë.

IKShPK-ja ka njoftuar se varianti “Delta” bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga çdo qytetar i Republikës bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, por ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër Covid-19 është Vaksinimi!”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit…