IKSHPK-ja rekomandon të shtyhen zgjedhjet lokale

11 shtator 2021 | 14:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka rekomanduar që të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë të parapara më 17 tetor.

Ky propozim i është dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Mbledhjet e njerëzve nëpër fushata shihen si një prej rreziqeve më të mëdha nga ky institucion në luftë kundër Covid-19, sidomos në një periudhë ku numri i rasteve të përditshme me Covid-19 është shumë i lartë.

“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra…