IKShPK-ja rekomandon të vlohet uji para se të pihet

20 janar 2023 | 15:37

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka rekomanduar një pjesë të qytetarëve të Kosovës që ta vlojnë ujin para përdorimit.

Sipas IKShPK-së, uji në rrjetet shpërndarëse nga sistemet me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

“Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka njoftuar se do të japin donacion të ri…