IKShPK-ja, të moshuarave: Ju lutëm, rrini në shtëpi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShP) u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi për shkak të pandemisë Covid-19.
“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, është thënë në apelin e IKShPK-së.
Apeli i IKShPK-së:
APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI!
Të nderuar qytetarë,
Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!