IKShPK-ja, thirrje të veçantë të moshuarve në Kosovë

04 gusht 2020 | 08:50

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së. Më poshtë, thirrja:

 

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

 

Të nderuar qytetarë,

 

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

 

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

 

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

 

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

 

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

 

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë…