IKSHPK-ja: Uji i Badocit sërish është i pijshëm
20 nëntor 2023
| 14:17
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vlerat e manganit në ujin e liqenit të Badocit janë brenda standardeve për konsum të qytetarëve.
Përmes një njoftimi për media, IKSHPK-ja ka njoftuar se së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë ndërmarrë masat e nevojshme që gjendje e ujit të ishte brenda standardeve dhe që vlerat e manganit të ishin të lejuar për pije.