IKShPK-ja: Uji nga Liqeni i Badocit ende nuk është i pijshëm
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se uji në Liqenin e Badocit ende nuk është i pijshëm.
IKShPK-ja ka thënë se ka ulje të vlerave të Manganit por që ende nuk është i pijshëm.
“IKShPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.
Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.
IKShPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije.
Ekipet e IKShPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.
Bashkëngjitur harta e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.