IKShPK-ja: Vaksinimi, metoda më e mirë në luftë kundër Covidit

07 gusht 2021 | 10:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër Covidit.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër Covid-19.

“Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë”, është bërë me dije në komunikatën e IKShPK-së, duke theksuar se me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti ‘Delta’ me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton Covid-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me Covid-19 nga vaksina”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Sipas këtij instituti, Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave.

“Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, theksohet në komunikatën e IKShPK-së.

IKShPK-ja ka paralajmëruar se nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhjes Demokratike të Kosovës iu ka bashkua edhe njëri nga…