
IKShPK-ja zhvillon trajnim në Laboratorin Referent Nacional për Diagnostikë të Tuberkulozit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) vazhdon përkushtimin për avancimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikën e tuberkulozit.
Nga 24 shkurt deri më 21 mars 2025, në Laboratorin Nacional Referent për Diagnostikë të Tuberkulozit (NRL/TB) është duke u mbajtur një trajnim intensiv për përmirësimin e aftësive laboratorike në testimin e Mycobacterium tuberculosis.
Trajnues janë: Ass. dr. Sci. Rrezarta Bajrami Halili – Udhëheqëse e NRL/TB, IKShPK; Xhevat Shkodra – Laborant, NRL/TB, IKShPK; Shukrane Shehu – Laborante, NRL/TB, IKShPK.
Ndërkaq pjesëmarrës: Alban Lajqi – Laborant në trajnim, Spitali i Pejës.
Qëllimi i trajnimit është rritja e aftësive laboratorike për diagnostikën e tuberkulozit dhe përmirësimi i cilësisë së analizave dhe biosigurisë në laborator.
Aftësitë e fituara do të jenë përpunimi i mostrave për kulturë dhe analiza laboratorike, kryerja e baciloskopisë me metodën Ziehl-Neelsen, përdorimi i GenExpert për diagnostikim të shpejtë dhe ndjeshmëri ndaj Rifampicinës dhe zbatimi i masave të biosigurisë në laborator.
IKShPK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe laboratorike për një diagnostikim të saktë dhe efikas të tuberkulozit në Kosovë.