IKShPK: Mbajeni distancën fizike dhe maska në vendet publike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nëpërmjet një teksti të publikuar në “Facebook”, ka bërë thirrje të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe njerëzit të mbajnë maskë.
IKShPK-ja ka bërë me dije se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Institutit, ende ekziston rreziku i përhapjes së koronavirusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në njoftim e IKShPK-së.
(B. D.: ‘Epoka e re’)