![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/SAPUNI.jpg)
IKShPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
05 maj 2024
| 12:41
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor.
Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës së Duarve.
Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bën thirrje që t’i kushtohet rëndësi kësaj.
IKShPK i fton sidomos punëtorët shëndetësor për ta rritur sigurinë e pacientëve.
“A e dini? Shumë objekteve të kujdesit shëndetësor u mungojnë shërbimet elementare të higjienës së duarve. Këtë #DitëBotëroretëHigjienëssëDuarve, le të angazhohemi të përshpejtojmë veprimet duke investuar në shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës”, thekson Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.