IKShPK, thirrje: Ta mundim koronavirusin me kujdes

17 mars 2020 | 11:26

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi publik ka kërkuar sot nga qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të IKShPK-së për parandalimin e koronavirusit.

IKShPK thekson se koronavirusi duhet mundur me kujdes e jo me frikë. “Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI-TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENËN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Contour Global” ka planifikuar të tërhiqet nga planet për…