IKSHPK: Uji i Badovcit ende s’mund të përdoret për pije

04 nëntor 2024 | 11:02

Të gjitha lagjet të cilat furnizohen nga Liqeni i Badovcit, ende nuk mund ta përdorin ujin për pije, për shkak të vlerave të larta të manganit. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit). Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.

Bashëlidhur harta e zonës PR 03 që furnizohetme ujë nga Liqeni i Badovcit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disfata kundër Veronës, duket se e ka vendosur fatin e…