IKShPK: Vaksinimi, metoda më efikase në luftë kundër Covidit

06 gusht 2021 | 11:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përsëri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat anti-Covid.

Përmes një njoftimi për medie, IKShPK-ja ka vlerësuar se vaksinimi është metoda më e mirë dhe më efikase në luftë kundër Covid-19!

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër Covid-19! Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!”, ka bërë me dije instituti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duvan Zapata shihet si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut. Romelu…