“Iku dhe u martua me gruan e dytë”/ Graniti rrëfehet si asnjëherë më parë: Mamaja na ka rritur e vetme
Teksa ndodhet në shtëpinë e dënimit, Granit Cana, ka vendosur që të tregojë një anë krejt tjetër të tij. Ai ka rrëfyer për herë të parë për publikun historinë e jetës së tij, duke treguar se është rritur pa prezencën e figurës atërore.
Graniti ishte duke biseduar me Semin kur vendosi që të fliste për jetën e tij personale.
“Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj”, tha ish-futbollisti.
“Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit”, shtoi ai.