‘Il Messagero’: Ronaldo parakalon Messin dhe Van Dijk
28 tetor 2019
| 12:04
Cristiano Ronaldo përgatitet që të fitojë për të gjashtën herë “Topin e Artë”, të paktën kështu raporton “Il Messagero”. Ronaldo ka parakaluar Messin dhe Van Dijk dhe pritet të jetë ai fituesi i “Topit të Artë”, që do të jepet në datën 2 dhjetor.
Siç bën me dije kjo media Ronaldo do të shoqërohet nga Fabio Paratiçi këtë mbrëmje dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në eventin e organizuar nga “France Football”.
700 golat në karrierë dhe tre trofetë sezonin e shkuar (Liga e Kombeve, Kampionati në Itali, Superkupa në Itali), kanë bërë që Ronaldo të dalë mbi Van Dijkin dhe Messin, në këtë renditje.