Ilaçi izraelit shëronë 29 pacientë me Covid brenda pesë ditëve

06 shkurt 2021 | 14:07

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, sipas studiuesve izraelitë.

Akademikët izraelitë pretendojnë se 29 nga 30 pacientë, në gjendje të moderuar ose edhe të rëndë shëndetësore nga koronavirusi, që janë trajtuar me EXO-CD24 janë shëruar plotësisht brenda 5 ditëve.
Tashmë ky ilaç pritet të testohet më tej për të vërtetuar këtë efektshmëri, e cila duket një lajm i jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë që është duke kaluar bota për shkak të pandemisë.
Sipas mediave izraelite, pacientët pësuan përmirësim të dukshëm brenda 3 ditëve të para, ndërsa pas 5 ditëve ata ishin të shëruar.

Megjithatë, është ende herët për të thënë nëse ka qenë efekti i këtij ilaçi që ka ndikuar drejtpërdrejtë te këto persona.EXO-CD24 është një ilaç për trajtimin e kancerit të vezoreve dhe është relativisht i lirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shofer i një jaguari në Angli ndoshta ka mbivlerësuar…