Ilaçi që iu dha Trumpit është bërë nga qelizat e fetusit të abortuar

09 tetor 2020 | 08:29

 

Një nga ilaçet që i është dhënë presidentit amerikan Donald Trump gjatë trajtimit për koronavirus është zhvilluar duke përdorur qeliza njerëzore të marra nga një fetus i abortuar. Ky ilaç është një përzierje e antitrupave monoklonalë, i përgatitur nga kompania “Regeneron”.

Kreut të Shtëpisë së Bardhë iu dhanë tetë gramë infuzion me këtë përbërje kur po trajtohej në spital fundjavën e kaluar, shkruan “The Guardian”.

Qelizat amë, të cilat janë përdorur për zhvillimin e këtij ilaçi, njihen si qeliza HEK-293T, që janë varg qelizash të përdorura në laboratorë. Këto qeliza fillimisht ishin marrë nga një veshkë embrionale pas një aborti të përzgjedhur në Holandë në vitet e shtatëdhjeta.

Ndryshe, presidenti Trump vazhdimisht ka kërkuar që ta kufizojë të drejtën e grave për të abortuar. Hapi i fundit i tij në këtë drejtim ishte nominimi i gjykatëses Amy Coney Barrett për Gjykatën Supreme.

Platforma e vitit 2020 e Partisë Republikane haptazi e kundërshton kërkimin shkencor në lidhje me qelizat embrionale dhe bën thirrje për ndalimin e fondeve për hulumtime shkencore për qelizat amë embrionale.

Zhvillimi i këtij ilaçi nga kompania “Regeneron” është përkrahur nga një grant prej 450 milionë dollarësh nga Autoriteti për Hulumtime dhe Zhvillim të Avancuar Biomjekësor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do ta vizitojë sot…