Ilaçi që nuk duhet përdorur tek fëmijët (Video)
Postani është një ndër barnat më të përdorur te fëmijët e vegjël, por prej disa ditësh Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësor e Shqipërisë, ka njoftuar se ky bar duhet tërhequr nga tregu pasi si pasojë e tejkalimit të niveleve të plumbit dhe Litiumiut.
Sigurisht këto janë të dhëna të mbërritura nga agjencia e amerikane e barnave “FDA Food & drug administration” për të cilat Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësor e Shqipërisë është mjaftuar thjesht me një njoftim në “Facebook” për t’i bërë me dije distributoreve ta tërheqin nga farmacitë.
Ndonëse është një bar shumë i përdorur te fëmijët institucioni që merret me barnat ia lë në dorë farmacistëve për të bërë këtë gjë dhe për më tepër jo duke i njoftuar ata zyrtarisht, por duke e lënë në ndërgjegjen e tyre për të bërë këtë gjë duke i informuar nga “Facebook”-u i Agjencisë.
Sikurse mos të mjaftoje kjo, as Ministria e Shëndetësisë dhe as një institucion tjetër nuk njofton me parë mjekët pediatër që të mos e përshkruajnë këtë bar në recetë për fëmijët e vegjël.
Madje disa mjekë pediatër të kontaktuar nga “Top Channel” nuk kishin informacion për të kos e përshkruar në recete Ponstanin Shurup 50 miligramësh.