Ilary Blasi “ndez” “Instagram”-in (Foto)
11 gusht 2020
| 11:45
Ilari Blasi, prezantuesja dhe aktorja e famshme italiane, ka shfaqur linja të përkryera në plazh, edhe pse është shumë pranë të 40-ave.
Ajo nuk është kursyer me foto teksa merr rreze dielli dhe shijon lundrimet me jahte luksoze. Edhe pse bashkëshorti i saj, ish-kapiteni i Romës, Françesko Toti, duket më i tërhequr në rrjetet sociale, ajo nuk e ka lënë pas dore dhe ka publikuar në profilin e vet foto me të.
Çifti po i kalon pushimet e kësaj vere së bashku me tre fëmijët, Kristian, Shanel e Isabel në brigjet italiane e, megjithatë, kur Ilari zhvishet, spektakli vazhdon edhe jashtë televizionit.