
Ilaz Rudaku zgjedhet anëtar i Bordit të Ankesave
15 mars 2018
| 16:20
Kuvendi i Kosovës, sapo ka përfunduar me numërimin e votave për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Ankesave.
Ilaz Rudaku ka marrë besimin e deputetëve për të qenë pjesë e këtij bordi.
Nga 108 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim, Rudaku ka marrë 90 vota.