Ilazi emëron nënkryetarin dhe një pjesë të stafit ekzekutiv
05 janar 2018
| 14:01
Në bazë të ligjit për qeverisje lokale dhe në bazë të statutit të komunës së Kaçanikut, kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, ka filluar emërimin e stafit të ri ekzekutiv.
Në përbërjen e re qeverisëse Ilazi ka emëruar: Ylber Bajrën, nënkryetar i komunës së Kaçanikut, Izahir Dodën, drejtor për Arsim dhe Kulturë, Fatmir Lokun, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Festim Nezirajn, drejtor i Administratës së Përgjithshme.
Në takimet njoftuese, kryetari Ilazi u ka dëshiruar atyre suksese dhe punë të mbarë, në angazhimet dhe punën që kanë marrë përsipër, në ecjen përpara të proceseve prosperuese komunale.