Ilda flet për largimin nga “Digitalb” dhe sherrin me Shakohoxhën
Gazetarja e sportit Ilda Bejleri ka folur për herë të parë për lajmin e largimit nga “Digitalb”, ku ka ushtruar profesionin e saj përgjatë 11 viteve. Në një intervistë për Gazeta “Shqiptare”, Ilda e ka konfirmuar lajmin dhe ka pohuar se do të shihet së shpejti në televizionin Top Channel.
“Po është e vërtetë që jam larguar, tashë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si klishe, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim edhe pak”-ka thënë Ilda.
Ajo ka folur edhe rreth zërave që janë shprehur se largimi nga “Digitalb” ka ardhur nga një sherr me Dritan Shakohoxha për shkak të protagonizmit të saj të tepruar.
“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time, në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”-është shprehur Ilda Bejleri.