Ilir Bytyçi zgjedhet anëtar i Bordit të RTK-së

12 shtator 2024 | 13:32

Me rekomandimin e Komisionit ‘Ad-Hoc’, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar dy kandidatë Ilir Bytyçi dhe Bul Salihu për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Bytyçi ka fituar 71 vota, ndërsa Bul Salihu ka fituar 5 vota, derisa katër fletëvotime të pavlefshmeIlir Bytyçi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës me mandat dyvjeçar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka…