Ilir Daja te Ballkani deri në vitin 2026
26 shkurt 2024
| 20:18
Kampioni aktual i Kosovës Ballkani, ia ka zgjatur kontratën trajnerit Ilir Daja, deri në vitin 2026.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi.
“Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se i kanë besuar atij që t’i prijë klubit drejt betejave.
“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë”, thuhet në njoftim.
Ballkani po kalon formë jo të mirë.
Në tetë ndeshjet e fundit, e ka vetëm një fitore.