Ilir Deda: Aneksi zbatues i planit evropian le shumë për të dëshiruar

19 mars 2023 | 15:15

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur mbrëmë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër.

Deda ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për dy palët.

Ai ka treguar se për çka tjetër janë pajtuar, Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Por, për çka tjetër u pajtuan dje Kosova, Serbia dhe BE-ja? Aneksi zbatues le shumë për të dëshiruar, pasi që është shumë i përgjithësuar dhe – përpos dy pikave – nuk shihen obligimet konkrete për zbatim që duhen ndërmarrë nga ana e Kosovës dhe e Serbisë. Tash të obligimet e menjëhershme. Nën një: Pika 7 e marrëveshjes (‘vetëmenaxhimi i përshtatshëm’) do të përmbushet në bazë të marrëveshjes së parë të vitit 2013 të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe të 15 modeleve të prezantuara nga BE. Theksi duket se do të jetë te interpretimi i asaj se çka do të thotë ‘i përshtatshëm’. Ndërsa kjo punë duhet të merr kornizë shpejtë duke e marrë parasysh ndërlidhjen me mbajtjen e zgjedhjeve komunale në katër komunat veriore të Kosovës. Nën dy: Deklarata për personat e zhdukur do të duhej të prodhonte detyrime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Sipas aneksit të zbatimit, duket se ka dakordim për këtë deklaratë dhe ajo duhet të miratohet. Pikat e tjera duket se ose do të definohen në dialog gjatë javëve të ardhshme, ose do t’i definojë vet BE-ja për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Deda në “Facebook”.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se ka marrë përsipër organizimin…