Ilir Deda largohet nga Alternativa, shkak koalicioni me Vetëvendosjen
21 gusht 2019
| 17:38
Deputeti Ilir Deda është larguar nga Alternativa pasi që kjo e fundit është duke negociuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin “Imazh” të RTK-së.
Ajo ka thënë se Deda e ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LV-së dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike.
Kusari-Lila ka bërë me dije se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LV-në dhe sipas saj, formalizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.