
Ilir Deda thotë se ka mungesë të koordinimit të opozitës
Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare po ia mundëson Hashim Thaçit postin e presidentit dhe takimin me Aleksandër Vuçiqin në Austri.
Përndryshe Deda thotë se Thaçi do t’i harronte aventurat e korrigjimit të kufijve.
“Me pasë në Kosovë opozitë si duhet Thaçi do t’i harronte aventurat e ‘korrigjimit të kufijve’ – dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin, e as nuk do të ishte president. Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore. Veç që s’ka me vajtu e me akuzu në fund kur ta shohim rezultatin ‘final’. Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/