Ilir Ferati kujton babanë e ndjerë: Rrugën që na e trasove do ta vazhdojë me fanatizëm

30 janar 2022 | 13:04

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë homazhe te varri i babait të tij, Fadil Ferati, i cili më parë ushtronte detyrën që sot e ka i biri.

“Në 12-vjetorin e shkuarjes në amshim e përkujtuam kryetarin historik të Komunës së Istogut, të përkujtuam ty, babë. Bashkë me veprimtarët dhe anëtarët e LDK-së, partisë që i shërbeve nga fillimi e deri në fund, bashkë me qytetarët e Istogut tënd e Republikës tonë”, ka shkruar Ferati në  llogarinë e vet në “Facebook”.

Ferati ka thënë se do ta ndjekë me fanatizëm rrugëtimin e të atit të tij.

“Rrugën që na e trasove do e vazhdojë me fanatizëm, qëllimet tua do i mbrojmë çdo forcë. Ideali yt vazhdon përmes nesh dhe do ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga ti”, ka shkruar Ferati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Sot shikova filmin më të mirë që…