Ilir Ferati shpall fitoren e LDK-së në Istog

09 shkurt 2025 | 23:58

Kryetar i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.

Ferati, përmes një postimi në facebook është shprehur se ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.

Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Mbetemi të përkushtuar në misionin tonë dhe besojmë në fuqizimin e mëtejshëm të LDK-së në të gjitha proceset që na presin.

Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara – besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush”, ka shkruar Ferati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në…