Ilir Gashi: LV-ja nuk ka gatishmëri ta formojë qeverinë me LDK-në, po vonon certifikimin e zgjedhjeve

25 nëntor 2019 | 15:16

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ilir Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim të vonimit të certifikimit të rezultateve ka bërë ankesë në pakot që janë pranuar për shkatërrim dhe jo numërim.

Ky reagimi i tij erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se çështjen e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së më 12 nëntor, e ka dërguar në Gjykatën Supreme.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gatishmëri ta formojë Qeverinë me LDK-në, dhe kjo sipas tij, po shpërfaqet qartë në skenarët e saj përmes manipulimit të votave nga diaspora.

“Se Vetëvendosje nuk ka gatishmëri të formojë Qeverinë me LDK-në kjo po shpërfaqet qartë në skenarët e saj përmes manipulimit të votave nga diaspora. Vetëm me qëllim të vonimit të certifikimit të rezultateve Vetëvendosje ka bërë ankesë në pakot që janë pranuar për shkatërrim dhe jo numërim! Këto pako janë: 1). Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, 2). Pako që janë të destinuara për procedurën e shkatërrimit-asgjësimit të materialit zgjedhor dhe 3). Në fakt, si material “sensitiv” është përdorur jashtë çdo procedure, pa mbikëqyrje, pa informim dhe pa përcjellje të policisë! Ato në fakt nuk janë as material sensitiv dhe për KQZ, janë të papërdorshme”, ka shkruar Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr.sc. Bislim L. Fetahaj inxh. dipl. i gjeologjisë -Trepça nuk…