Ilir Ibrahimi: Duhet një mobilizim i përgjithshëm për koronavirusin
Duke e komentuar situatën në vend pas raportimit për pesë raste me koronavirus dhe menaxhimit të situatës rreth këtij virusi, analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se kjo situatë është e re, qoftë për lideshipin kosovar, po ashtu edhe për shumicën nga ne.
“Në kësi lloj situatash çdokush duhet ta jap kontributin e vet me aq sa di e aq sa mundet. Epidemitë e tilla tregojnë se nuk duhet të ketë ngjyrime politike e interesa individuale. Prandaj duhet një mobilizim i përgjithshëm ku secili mund ta jap kontributin e vet”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të marrë iniciativën për të pasur një koordinim dhe gjithpërfshirje sa më të madhe ku gjithsecili do të mund të japë kontributin e vet.
“Vendimet e pakoordinuara do të mund të na sjellin pasoja edhe më të mëdha të cilat do të nevojitet kohë e mund pë tu riparuar”, ka shkruar Ibrahimi.
/Epoka e re/